SHKFSH, për t’iu ardhur në ndihmë anëtarëve të saj dhe ekspertëve të interesuar, do të ofrojë në datat 20 dhe 21 Shkurt, trajnimet sipas programit të mëposhtëm:

Aspektet fiskale

I-Tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi (persona fizikë)

§  Shpenzimet e njohura dhe të panjohura;

§  Regjimi me shpenzime faktike;

§  Regjimi i veçantë me shpenzime të supozuara;

§  Regjimi “antishmangie” i kombinuar me regjimin me shpenzime faktike ose të supozuara sipas rastit;

§  Plotësimi i deklaratës për secilin nga regjimet me shembuj ilustrues.

 II-Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe investimi (DIVA)

§  Të ardhura të tatueshme për individët të cilat duhet të deklarohen përmes deklaratës individuale të të ardhurave vjetore (DIVA);

§  Zbritjet e lejuara në DIVA;

§  Trashëgimia, dhuratat dhe tatueshmëria e tyre;

§  Shembuj ilustrues dhe plotësimi i DIVA.

III-Plotësimi i deklaratës së tatimit në burim dhe formularëve të rinj online për zbatimin e Marrëveshjeve për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë

Trajnimi është i fokusuar në trajtimin e rasteve konkrete në lidhje me:

§  Shërbime të marra nga jashtë;

§  Shërbimin e qirave;

§  Pagesën e dividendëve brenda dhe jashtë vendit;

§  Pagesat për honorare/të drejta autori brenda dhe jashtë vendit;

§  Pagesa për interesa brenda dhe jashtë vendit.

Aspektet kontabël:

I-Tatimi mbi të ardhurat e koorporates (deklarata e re e TAK dhe lidhja me PASH)

§  Shpenzimet e pazbritshme, raste praktike me fokus aspektet si interesi, sherbimet nga jo rezidentet, inventari, amortizimet, rivleresimet etj.

§  Implikimet kontabel i ketyre shpenzime nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);

§  Humbjet e mbartura dhe implikimet kontabel nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);

§  Plotesimi i deklarates se TAK dhe informacione shtese plotesuese qe duhen pergatitur.

II- Pasqyrat Financiare (PF) dhe veprime rregulluese per qellime raportimi financiar;

§  Rregullat e pergjithshme te paraqitjes dhe prezantimit te PF, duke patur parasysh kerkesa kontabel dhe dispozitat e ligjit per ligjin per kontabilitetin;

§  Aktivet AGJ Materiale dhe Jomaterial, paraqitja, amortizimi, rivleresimi etj.;

§  Rivleresimi i Pasurive te paluajtshme, efektet tatimore dhe kontabel per njesite ekonomike (personat juridike).

§  Tatim fitimit, rivleresimeve tatimore, paraqitja ne PF dhe shenimet shpjeguese (perfshire dhe shenimet e nevojshme te tatimit fitimit te shtyre);

§  Ngjarjet pas dates e bilancit;

§  Te ardhurat: Paraqitja ne PF dhe shenimet e nevojshme shpjeguese;

§  Shpenzimet: Klasifikimi per qellime te PF

Për anëtarët aktualë të SHKFSH mbajtës të titullit KMA dhe KM-JOA, këto dy ditë trajnimi do të konsiderohen pjesë e Kualifikimit të Vijueshëm Profesional për vitin 2026 dhe si të tilla janë të detyrueshme për t’u ndjekur. Për të gjithë të interesuarit e tjerë, jo anëtarë aktualë të Shoqatës, mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose numrin e kontaktit 0672499070 për t’u njohur me kriteret dhe kushtet e pjesëmarrjes.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë