SHOQATA E KONTABILISTËVE DHE FINANCIERËVE TË SHQIPËRISË
(SH.K.F.SH)
THIRRJE E KONGRESIT TË ANËTARËVE

Tiranë, më 23/09/2020

Anëtarëve të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Në emër të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (“SH.K.F.SH” ose “Shoqata”) organizatë jo fitimprurëse, me adresë në Bulevardin “Bajram Curri”, Pallati 172, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 432, datë 10.02.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (www.shkfsh.org).

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Kongresit të PESTË të SH.K.F.SH

Vendi: Fakulteti Ekonomik, Rruga “Arben Broci”, Tiranë

Data: 24/10/2020

Ora: 09:00

Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:

1. Miratimi i Dokumentave të miratuara me Vendimin Nr. 2,  datë 21 Shtator 2020 të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues:

• Miratimi i Statutit të ndryshuar

• Miratimi i Kodit të Etikës i ndryshuar;

• Miratimi i Rregullores së Edukimit te Vijueshëm Profesional e ndryshuar;

• Miratimi i Rregullores për Investigimin dhe Disiplinën e ndryshuar;

• Miratimi i Rregullore e Kontrollit te Cilësise i ndryshuar;

• Miratimi i Rregullores se Regjistrit Publik e ndryshuar;

• Miratimi i Rregullores per Organizimin dhe Aktivitetin e Organeve Drejtuese dhe Degeve te Shoqates.

2. Të ndryshme;

Në respekt të protokolleve të sigurisë të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ftojmë anëtarësinë të paraqitet ditën e Kongresit (24 tetor 2020), sipas skedulit të mëposhtëm, në varësi të Qarqeve përkatëse ku ata banojnë:

1. Qarku Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Korcë – ora 09.00

2. Qarku Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër – ora 11.00

3. Qarku Tiranë, Durrës dhe Elbasan – ora 13.00

Për cdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni z. Ardi Sukaj, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës, njëkohësisht dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Pallati 172, Tiranë, Shqipëri.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Sherif BUNDO

K R Y E T A R

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë