Lajme

09/02/2026

SHKFSH, për t’iu ardhur në ndihmë anëtarëve të saj dhe ekspertëve të interesuar, do të ofrojë në datat 21 dhe 22 Shkurt 2026 në godinën Liria pranë Fakultetit Ekonomik në orën 09:30-13:30,  duke...

08/01/2026

Të nderuar anëtarë të SHKFSH, Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional, për të gjithë anëtarët që nuk patën mundësi të mernin pjesë në dy trajnimet e zhvilluara...

02/12/2025

Të nderuar anëtarë të SHKFSH, Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2025, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen...

31/10/2025

Të nderuar anëtarë të SHKFSH, Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2025, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen...

Evente

10/09/2024

Libri: “Fjalor I termave të Financë-Kontabilitet” me bashkëautor Dr.Kujtim Çako dhe Prof.Dr.Agim Binaj 1-Fjala e Hapjes, Prof.Dr.Agim Binaj 2-Përmbledhje e shkurtër e përmbajtjes së librit “Fjalor...

29/08/2024

Njoftohen te gjithe te interesuarit se QTKF cel kurset e reja ne kontabilitet dhe fiskalitet te aplikuar. Takimi i pare do te realizohet me dt. 09.09.2024, ora 18:00 prane mjediseve te Qendres....

26/03/2024

Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, SHKFSH, merr pjesë si anëtare e Këshillit Kombëtar të Investimeve, ku u diskutuan strategjitë për nxitjen e investimeve, lehtësimin e...

Informacion lidhur me karrierën profesioniale të Financierëve dhe Kontabilistëve, gradat profesionale, edukimi në vazhdim.

Ju tregojmë hap pas hapi: "Si të bëheni "Kontabilist i Miratuar", në Republikën e Shqipërisë?"

1. Fillimisht, cdo profesionist i Finacës apo Kontabilitetit duhet të bëhet pjesë e një shoqate profesionale. Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1998, është selia profesionale e profesionistëve të kësaj fushe. Për t'u anëtarësuar, fare thjesht ndiqni linkun http://shkfsh.org/si-te-antaresohesh

2. Për të hyrë në provimet për marrjen e titullit Kontabël i Miratuar duhet të plotësohen këto kritere:

2.1. Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentat e paraqitura;

2.2. Fotokopje të Kartës së identitetit,

2.3. Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë ku përfshihet Diplomë e integruar e nivelit të dytë (sistemi 4-vjeçar) ose Diplomë e nivelit të pare plus Diplomë e nivelit Master Profesional ose Diplomë e nivelit të parë plus Diplomë e nivelit Master Shkencor ose diplomat e barazvlershme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barazvlershme me to (Kur diploma është marrë në një shtet tjetër ajo duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë).

2.4. Lista e notave e noterizuar, për secilën nga diplomat më sipër.

2.5. Vërtetim nga punëdhënësit ku të tregohet angazhimi prej të paktën tre vitesh pas përfundimit të shkollës së lartë (dates/pajisjes me diplomën e nivelit të dytë), në fushën e kontabilitetit, financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme,

2.6. Kopje të librezës së punës të noterizuar, të shoqëruar me vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor për të paktën minimumin e periudhës së angazhimit të përshkruar në pikën 2.5,

2.7. Vërtetime ose çertifikata (te noterizuar) që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, apo edhe organizata të tjera të njohura,

2.8. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit.

3. Edukimi në Vazhdim për kandidatët për "Kontabilist i Miratuar"

SHKFSH organizon kurse përgatitore për të gjithë të interesuarit që do të marrin pjesë në provimet për marrjen e titullit Kontabël i Miratuar.

Kurset mbulojnë të gjitha modulet: SKK, SNK, Legjislacion Fiskal dhe Tregetar, Kontabilitet i Avancuar, Fiskalitete.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë